Si ta kuptoni që produktet tuaja të grimit kanë skaduar

Pa përjashtim, çdo kush që përdor grimin ka disa produkte që nuk i kujtohet nga cili vit janë.

Por e vërteta është, pavarësisht nëse ato janë krejt të reja apo të vjetra, produktet e bukurisë skadojnë.

 

Edhe më keq, ato mund të shkaktojnë probleme të lëkurës dhe shëndetit nëse nuk hidhen në kohën e duhur.

“Ashtu si ushqimi, grimi ka një datë skadimi dhe me kalimin e kohës mund të mbajë baktere të dëmshme që mund të çojnë në infeksione” .

 

Si të dini nëse grimi juaj ka skaduar?

Në përgjithësi, mënyra më e lehtë për të treguar nëse një produkt ka shërbyer siç duhet kohën e tij është duke vëzhguar ndryshime vizuale dhe nuhatëse.

Nëse një produkt është bërë copa ose si vaj, ndryshon ngjyrën ose strukturën, ose nuhatja, gjasat janë që ai produkt i caktuar ka skaduar.

 

Duke filluar nga koha kur hapni produktet tuaja, ky është rregulli i përgjithshëm që duhet të ndiqni:

Pluhurat dhe dritëhijet: 2 vite

Dritëhijet si krem: 12-18 muaj

Fondacioni: 1 vit

Lapsi i buzëve dhe buzëkuqi: 1 vit

Bojë për vetulla dhe eyeliner: 3 muaj

 

Si të zgjasni jetëgjatësinë e produkteve:

Sigurohuni që produktet të jenë të mbyllura fort dhe larg nga rrezet e diellit.

Ruani produktet në temperatura të ftohta.

Pastroni mjetet tuaja të grimit rregullisht dhe mos ruani produktet në tualet.