Hipi në taksi dhe u zhduk/ 96-vjeçarja do gjykohej për krimet naziste

Lajmi se një 96-vjeçare gjermane, sekretare në një kamp përqendrimi, do të dilte përpara gjyqit, ka bërë shumë bujë. Por Irmgard Furchner, e cila ishte 18 vjeç në atë kohë, është zhdukur

BILD

Tani policia po e kërkon atë!

Ish-sekretarja e akuzuar, Irmgard Furchner, 96 vjeç, duhet të përgjigjet për akuzën se ka ndihmuar dhe nxitur vrasjen e të paktën 11 mijë personave. Ajo duhej të dilte sot përpara gjyqit në Itzehoe.

Por ish-daktilografistja nuk u shfaq në fillim të procesit. Ajo është në arrati, ndaj pensionistes është lëshuar një urdhër-arresti.

Çfarë goditje në fillim të gjykimit!

Në funksionin e saj si daktilografiste në kampin e përqendrimit Stutthof, mes qershorit 1943 dhe prillit 1945, ajo akuzohet se ka ndihmuar përgjegjësit e kampit për vrasjen sistematike të të burgosurve atje.

Sipas informacioneve të BILD, Furchner, e cila jetonte në një azil të moshuarish pranë Hamburgut, u nis drejt stacionit të metrosë në veri të qytetit me një taksi herët në mëngjesin e së enjtes. Pas kësaj humbi gjurmët. Mesa duket e moshuara nuk ka ndërmend të dalë në gjyq.

Gjykata e qarkut ka lëshuar një urdhër-arresti, tha gjykatësi Dominik Gross të enjten në mëngjes. Mbetet për t’u parë nëse dikush do e kapë atë.

Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit ka reaguar me emërim për arritjen e të pandehurës në gyqin nazist. “Kjo tregon një përbuzje të jashtëzakonshme për sundimin e ligjit dhe për të mbijetuarit”, tha zëvendëspresidenti ekzekutiv, Christoph Heubner. Komiteti përfaqëson të mbijetuarit e kampit të përqendrimit dhe të afërmit e tyre.

Avokati Onur Oezata, që përfaqëson dy bashkë-paditëse dhe të mbijetuarit e kampit Stutthof, tha për BILD: “E akuzuara po mashtron gjyqësorin me sjelljen e saj. Mesa duket ajo nuk ndjehet e detyruar nga ligji vendas. Autoritetet duhet të bëjnë gjithçka për ta kapur sekretaren e kampit të përqendrimit. Çdo gjë tjetër do ishte shumë e rëndë për të mbijetuarit”.

Efraim Zuroff, nga qendra ‘Wiesenthal’ nënvizoi rëndësinë e këtij procesi. Historiani tha për BILD: “Gjyqi ndaj Irmgard Furchner është një kujtesë e rëndësishme se krimet e nazistëve nuk u kryen vetëm nga burrat, por edhe nga gratë, që shërbyen në kampet e përqendrimit e madje edhe në ushtri”.

Furchner ka dalë dy herë përpara gjykatës si dëshmitare në vitin 1954 dhe 1962, ku ka dëshmuar për korrespondencën e zyrës së saj me drejtuesit nazistë.

Komandanti Hoppe i diktonte asaj letra çdo ditë dhe i porosiste mesazhet radiofonike. Ajo tha në atë kohë se nuk dinte asgjë për makinerinë e vrasjes që ekzekutoi dhjetëra-miijëra njerëz në afërsi të saj, teksa ishte në detyrë.

Procedurat janë duke u negociuar nga një dhomë e të rinjve, pasi Furchner ishte 18 vjeç në atë kohë dhe për këtë arsye gjykohet si një adoleshente sipas Ligjit për Gjykimin e të Rinjve.