FOTO/ Baba për herë të parë, Sadiku ndan foto me bashkëshorten dhe djalin

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë, këtë lajm të lumtur e ka ndarë me mbështetësit e tij në rrjetet sociale.

Klubi spanjoll i "Las Palmas", ku ai aktivizohet në këtë sezon, ka shpërndarë një foto të familjes Sadiku, duke njoftuar tifozët se sulmuesi dhe bashkëshortja e tij, Elona, janë bërë sot prindër për herë të parë, pasi ka ardhur në jetë djali i çiftit i cili do të mbajë emrin Luis.