Messi thyen rekord, ja sa gola i ka shënuar ekipeve angleze
Messi shënoi kundër Manchester City golin e tij të parë në fanellën e PSG, duke e vulosur fitoren e gjigantit francez kundër kampionit të Premier Ligës.
Fakt interesant është që ylli argjentinas veçse që shënoi golin e parë për ‘Parisienët’, ai po ashtu regjistroi golin e tij numër 27 në karrierë kundër skuadrave angleze.
Argjentinasi ka një rekord fantastik të golave kundër skuadrave si Manchester United, Arsenal, Chelsea e Liverpool.
Më poshtë i gjeni statistikat e Messi në përballjet me ekipet angleze:
Arsenal – 6 ndeshje – 9 gola
Manchester City – 7 ndeshje – 7 gola
Manchester United – 6 ndeshje – 4 gola
Chelsea – 10 ndeshje – 3 gola
Tottenham – 2 ndeshje – 2 gola
Liverpool – 4 ndeshje – 2 gola