Nominimet për ‘Topin e Artë’, ja kur do mbahet eventi gala...

Këtë vit do dhurohen dy Topa të Artë, ngase siç dihet vitin e kaluar nuk iu dha askujt shkaku i pandemisë së COVID-19.

France Football përmes një komunikate në "Twitter" zbuloi se me 8 tetor 2021 do mësohen të nominuarit, derisa me 29 tetor në Paris do shpallet më i miri i vitit.

Kujtojmë, se dy futbollistët që kanë fituar më së shumti trofe për momentin janë Lionel Messi me gjashtë, ndjekur nga Cristiano Ronaldo me pesë.