Të shtëna me armë në burgun e Ekuadorit, 24 të vdekur

Së paku 24 të burgosur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të martën në qytetin më të madh të Ekuadorit, gjatë një sulmi me armë në burg.

Zyrtarët deklaruan se të paktën 24 të burgosur u vranë në një ‘luftë’ midis të burgosurve të armatosur me pushkë dhe granata në një burg në Guayaquil, Ekuador.

Pesë nga të burgosurit u vranë duke u prerë kokën, u tha gazetarëve gjeneral Fausto Buenaño, një komandant i policisë rajonale.

Në një deklaratë, administrata kombëtare e burgjeve (SNAI) konfirmoi numrin e të vdekurve dhe rishikoi numrin e mëparshëm të të plagosurve nga 42 në 48.