", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/29/auto_-640-0-6154324197d0a1632918346.jpg", "width": 900, "height": 551 } }

E trishtë: Dorë për dore, çifti vdes nga Covid me një minutë diferencë

Një histori prekëse u publikua në mediet e huaja, pas vdekjes së një çifti nga Michigan, SHBA, të cilët edhe pse ishin të vaksinuar, vdiqën nga koronavirusi.

Mediet e huaja raportojnë se dy të moshuarit ndërruan jetë nga Covid-19, në një distancë kohore prej vetëm një minute, duke mbajtur dorën e  njëri-tjetrit.

Cal Dunham, 59 vjeç dhe gruaja e tij Linda, 66 vjeç, vdiqën të dielën (26 shtator).

Familja e tyre shpjegoi se ata humbën jetën nga koronavirusi pavarësisht se  ishin  vaksinuar kundër Covid.

Çifti, i cili vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, që nuk janë bërë ende të ditura, u infektua në fillim të muajit shtator gjatë një udhëtimi familjar, tha vajza e tyre, Sarah Dunham.