Kanadaja u jep azil 4 personave që e fshehën personin e shumëkërkuar nga SHBA

Kanadaja ua ka dhënë të drejtën e azilit katër personave që e kishin fshehur ish-kontraktorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare në ShBA, Edward Snowden, në banesat e tyre të vogla në Hong Kong, kur ai ishte në arrati, pasi kishte vjedhur një grumbull dokumentesh të klasifikuara.

Katër personat që fituan azil arritën në Toronto të martën dhe pritet që të dërgohen në Montreal “për të nisur një jetë të re”, thuhet në deklaratën e organizatës jofitimprurëse për refugjatë, “For the Refugees”.

Kjo organizatë joqeveritare kishte përkrahur më 2019 edhe dy persona të tjerë të dyshuar për të njëjtën vepër dhe ka vazhduar që të lobojë te qeveria kanadeze për t’i marrë në mbrojtje të tjerët, për të cilët tha se përballen me përndjekje, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Me prejardhje nga Sri-Lanka, Kellapatha, Nonis dhe dy fëmijët e tyre ishin të rrezikuar nga depërtimi, pasi aplikimi i tyre fillestar për statusin e refugjatit ishte refuzuar.

“Jemi të lumtur me rezultatin përfundimtar – të paktën për gjashtë nga shtatë personat”, tha kryetari i organizatës që u mor me këta persona, Marc-Andre Seguin.

Në vitin 2013, Snowden publikoi mijëra dokumente të klasifikuara në lidhje me vëzhgimet e ShBA-së pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ai ishte arratisur dhe kishte shkuar në Hong Kong. Grupi për refugjatë ishte pajtuar që ta strehonte për rreth dy javë, para se Snowden të udhëtonte për në Rusi, ku jeton tash.