Francë, shkon mbi 116 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Në Francë numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 ka shkuar afro 7 milionë.

Sipas Agjencisë së Shëndetit publik gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan 1 mijë e 309 raste të reja duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve të shkojë në 6 milionë e 995 mijë e 628.

Ndërkohë Franca ka raportuar 47 viktima nga Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit duke bërë që numri total i viktimave të shkojë në 116 mijë e 537.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 ka arritur në 50.385.877 ndërsa 48.339.308 persona tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë. Sipas kësaj 71.7 për qind e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht.