Dëmtim horror në Shakhtar-Inter, futbollisti largohet me barelë nga fusha

Ndeshja Shakhtar-Inter u ndërpre në minutën e 10-të pas një dëmtimi horror të futbollistit Lacina Traore.

Sulmuesi 20-vjeçar u dëmtua pas një përplasje me mbrojtësin e Interit, Denzel Dumfrajs.

Traore mbeti i shtrirë për tokë, teksa nga pamjet duke një dëmtim horror.

Sulmuesi u zëvendësua në mënyrë të menjëhershme duke lënë fushën e lojës me barelë.

Lacina pritet t’i nënshtrohet testeve të shpejta për të mësuar shkallën e dëmtimit.