FOTO/ Interi kërkon ndaj Shaktarit fitoren e parë në Champions, formacionet zyrtare

Në stadiumin “NSC Olimpiyskiy” të Kievit do të luhet këtë pasdite ndeshja e dytë e Grupit D të Champions League mes Shakhtar Donetsk dhe Interit, shkruan Syri.net.

Zikaltrit do të kërkojnë fitoren e parë, pasi vijnë nga humbja 1-0 në shtëpi me Realin e Madridit.

Edhe ukrainasit vijnë nga humbja me Sherifin 2-0, ndaj do të synojnë një rezultat pozitiv.

Takimi do të luhet në orën 18:45 dhe tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën  mëposhtme.