Largohet nga Bayern, sulmuesi drejt një aventure të re në ‘Premier League’

Kinglsey Coman do të largohet nga Bayern Munich verën e ardhshme.

Sulmuesi duket se nuk është më i lumtur në Gjermani, andaj po kërkon një aventurë të re diku tjetër.

Tashmë klubet evropiane janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij, ku PSG, Interi, Arsenali dhe Liverpoolit të gatshme për transferimin e tij.

Megjithatë Coman thuhet se dëshiron të luajë në Premier Ligë andaj do të vlerësojë ofertat që vijnë nga Anglia.

Francezi është pjesë e ‘Bavarezëve’ nga viti 2017 kur u transferua nga Juventusi, që nga ajo kohë ka realizuar 41 gola e 50 asistime në 204 ndeshje.