Shoku i skuadrës te Argjentina zbulon Messin jashtë fushave: Leo është i njëjtë si para kamerave

Futbollisti argjentinas Lucas Ocampos foli për shokun e tij të skuadrës Lionel Messi se si është jashtë fushës.

Edhe pse është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Messi është krejtësisht "normal" dhe jashtë fushës, pohon Lucas Ocampos.

Futbollisti i Seviljes tha se Messi është një njeri i qetë dhe i thjeshtë.

"Leo është një djalë normal. Ai është ashtu siç e shihni para kamerave dhe në fushë. Messi është dikush që do t'ju bindë të mendoni se është vetëm një nga lojtarët e skuadrës. Edhe pse është një nga më të mirët e të gjitha kohërave , ai është i qetë, modest dhe i thjeshtë, "tha Ocampos.

Argjentinasi pretendon se është ende e vështirë të besosh se Messi është larguar nga Barcelona.

"Është e vërtetë se është e vështirë të pranosh që nuk është më lojtar i Barçës dhe se tani mund të luajë kundër tyre," shtoi argjentinasi.