Futbolli anglez në zi - Ndërron jetë legjenda e Liverpool dhe kampioni i Botës në 66-tën
Anglisë po i shuhen një nga një lojtarët të cilët e shpallën kampione të Botës në vitin 1966.
Pas golashënuesit më të mirë në historinë e Tottenham Jimmy Greaves më 19 shtator, futbolli anglez mban zi për vdekjen e legjendës Liverpool, Roger Hunt, i cili vdiq këtë të martë në moshën 83 -vjeçare.
Autor i 286 golave në 404 ndeshje me “të kuqtë” midis viteve 1958-1969, Hunt ishte golashënuesi më i mirë i klubit të Liverpool në kampionatin anglez (245 gola), përpara legjendës uellsiane Ian Rush (229).