A do të luaj Ibra kundër Kosovës? Suedia publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit

Pasi njoftoi kthimin në kombëtare marsin e kaluar, sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk mundi të merrte pjesë në Euro 2020 me Suedinë për shkak të një dëmtimi në gju.

Por katër muaj më vonë, ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain kthehet në kombëtaren suedez për t'u përballur me Kosovën (09.10, ora 18:00 ) dhe Greqinë (12.10, ora 20.45 ) në kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.

Në listën e Janne Anderson, gjejmë edhe shtyllat e tjera të ekipit, si mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof, mesfushori sulmues i Leipzig, Emil Forsberg dhe sulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak.