Rama me lajka për Von der Leyen/ Presidentja e KE: Do bëheni pjesë e BE

Ashtu si me rastin e vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, kur kryeministri Edi Rama nuk i ndali lajkat për të, kështu ka ndodhur edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Rama e falenderoi disa herë dhe e lajkatoi për qëndrimin e mbajtur për integrimin e vendit.

Kurse presidentja e KE tha se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se ajo i ka bërë detyrat. Von der Leyen tha se tani është koha e BE të veprojë, pasi këtë ia ka borxh rinisë shqiptare.

’Më la shumë mbresa vizita këtu, takova fëmijët edhe vajzat që luanin volejboll, djemtë basketboll, do të doja që fëmijët e mi të kishin një shkollë të tillë. Falenderoj ekipin, shumë faleminderit. Ky është symbol i miqësisë, por dhe bashkëpunimit, i të ardhmes sonë të të ardhmes".

I kemi parë fëmijët, vajzat, djemtë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, jemi miq dhe partner. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë rrugë e gjatë. Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që besojnë tek e ardhmja europiane'.