E rrallë në Superiore, të gjitha ndeshjet e javës së tretë përfundojnë në barazim
Kategoria Superiore uli ditën e sotme siparin e javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2021-2022, ku ndodhi dhe diçka e veçantë; të gjitha ndeshjet përfunduan në barazim.
Gjatë ditës së sotme u luajtën dy takimet e fundit të kësaj jave, ku Laçi dhe Kukësi barazuan 2-2. Skuadra kurbinase me këtë barazim renditet në vendin e 9-të në kuotën e 2 pikëve, ndërsa verilindorët renditen në vendin e parë duke koleksionuar 7 pikë.
Sfida tjetër e ditës së sotme ishte ajo mes Egnatias dhe Skënderbeut, ku barazuan 1-1.
Me këtë barazim Egnatia renditet në vendin e 8-të në kuotën e 2 pikëve, ndërsa Skënderbeu në vendin e 6-të në kuotën e 2 pikëve.
Gjatë ditës së djeshme Partizani barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Partizani me këtë ndalesë renditet në vendin e 7-të në kuotën e 2 pikëve, ndërsa Vllaznia klasifikohet në vendin e 3 me 5 pikë të grumbulluara.
Gjatë ditës së shtunë u luajtën dy takime, Kastrioti-Tirana, në stadiumin e qytetit të Kamzës ku barazuan 1-1. Bardheblutë me këtë rezultat renditen në vendin e 5-të me 5 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit në kuotën e 1 pike.
Takimi tjetër ishte Teuta-Dinamo e cila përfundoi pa gola 0-0.
Me këtë barazim skuadra e Teutës renditet në vendin e 2 në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e katërt me 5 pikë.
Rezultatet
Laçi 2-2 Kukësi
Egnatia 1-1 Skënderbeu
Partizani 1-1 Vllaznia
Kastrioti 1-1 Tirana
Teuta 0-0 Dinamo