Barazim dramatik/ Kurbinasit i rrëmbejnë golin Kukësit në minutat e fundit

Është mbyllur në barazim 2-2 supersfida mes Lacit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Kukësi mbetet me 10 lojtarë, Bruno Lulaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Një sfidë me të vërtetë dramatike, teksa kurbinasit iu falën golit të Zarubicës në minutën 90+5 për të mos dalë të humbur nga ky duel.