West Ham vendos çmimin, Chelsea dhe United tregojnë interes për blerjen e...

West Ham po planifikon të shesë Declan Rice për rreth 90 milion paund ndërsa ata bëjnë një ofertë për zëvendësimin e tij.

Londinezët po e mbanin çmimin e kartonit të mesfushorit plot 100 milion paund gjatë verës.

Kjo i hodhi poshtë blerësit, me klubet e interesuara të drejtuara nga Man United dhe Chelsea ,por Rice ka refuzuar ofertat e përmirësuara të kontratës nga West Ham dhe kjo do ta detyrojë klubin të ulë çmimin e kërkuar vitin e ardhshëm.

Anglezi 22-vjeçar ka kontratë me klubin e “çekanëve” deri më 2024, por një refuzim i vazhdueshëm i vazhdimit të kontratës së yllit të tyre mund të detyroj klubin që ta largojë atë pas përfundimit të këtij sezoni, nëse klubet ofrojnë çmimin e duhur për të.