PD Tropojë: Helmuesi rilindas i emëruar në bashki, dëmton shëndetin e qytetarëve!

Partia Demokratike e Tropojës ka denoncuar kryertarin e bashkisë se po helmon qytetarët duke keqmennaxhuar mbetjet urbane.

‘Prej dy muajve po helmon qytetin me tymin e mbetjeve dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç “zjarrëvënies së mbeturinave”.

Ndërkohë që vazhdimisht na  shet propagandë për Tropojën turistike, nga ana tjetër çdo ditë tymi helmues i mbetjeve dëmton shëndetin e qytetarëve të Tropojës’, shkruhet në postimin në Facebook të PD Tropojë .

Postimi i plotë i PD Tropojë:

Rilindasi helmues i emëruar në bashkinë Tropojë, me keqmenaxhimin  total të bashkisë po u rrezikon jetën dhe shëndetin qytetarëve të Tropojës, me dështimin e tij spektakolar në menaxhimin e mbetjeve.

Prej dy muajve po helmon qytetin me tymin e mbetjeve dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç “zjarrëvënies së mbeturinave”.

Ndërkohë që vazhdimisht na  shet propagandë për Tropojën turistike, nga ana tjetër çdo ditë tymi helmues i mbetjeve dëmton shëndetin e qytetarëve të Tropojës.

Situata kaotike siç shihet edhe në foton poshtë ka degraduar gropën e mbetjeve urbane në një gropë “zjarri dhe tymi” e cila intoksikon qytetarët e Tropojës të cilët edhe pse të lindur dhe rritur me ajër të pastër, tashmë edhe këtë ajër ua ka marrë rilindasi helmues me paaftësinë e tij në menaxhimin e këtij problemi.

Dega e Partisë Demokratike Tropojë u bën thirrje organeve ligjë zbatuese të hetojë këtë rast flagrant të shkeljes së ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

Ti si zjarrvënës me qëllim, rilindas dështak ,helmues i qytetarëve shumë shpejt do përgjigjesh për dëmet që po shkakton!