Vlorë/ Një histori dashurie e përfunduar, zbardhen detaje nga plagosja e 20 vjeçares

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 20 vjeçares Konstandina Zanaj.

Dyshohet se 20 vjeçarja dhe autori i ngjarjes kanë pasur një lidhje dashurie e cila kishte marrë fund, por që 30 vjeçari nuk ishte dakort.

Autori, kishte lënë takim me ish-të dashurën në një lokal, ndërsa me vete kishte një pistoletë dhe dy granata dore.

Sapo ajo ka mbërritur në ambientet e Bar-it ai e ka tërhequr me forcë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas Policisë vajza është jashtë rrezikut për jetën në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Ndërsa, autori i plagosjes së saj, është Fadil Likaj, 30 vjeç me banim në Shtoj të Shkodrës është arrestua menjëhërë pas ngjarjes.