VIDEO/ Zjarri në Qerret aktiv prej dy ditësh, ndërhyrja sot pasi iu afrua vilave

Një vatër zjarri në Qerret të Kavajës është aktive prej dy ditësh tanimë.

Zjarri ka rënë nëpër shkurre dhe ullishte të zonës përreth.

Ky zjarr është aktiv nga dita e djeshme, kurse nuk ka ndërhyrje për shuarje të flakëve.

Vetëm sot, kur zjarri ka zbritur poshtë dhe iu është afruar vilave, janë angazhuar forcat zjarrfikëset për shuarje.