Ylli i Hollywood-it nxirret me shkelma nga club-i në Las Vegas, arsyeja?

Nicolas Cage thuhet se u dëbua nga një bar në Las Vegas pasi ishte në gjendje të dehur dhe u përfshi në një sherr me stafin.

Pamjet e publikuara nga gazeta britanike The Sun, tregojnë aktorin hollivudian që është ulur dhe ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Ylli i “Leaving Las Vegas” thuhet se kishte pirë shumë tequila dhe uiski të shtrenjtë para se ta nxirrnin jashtë. Incidenti thuhet se ndodhi më 13 Shtator dhe dëshmitarët okularë thanë se aktori, i cili ka fituar një Oscar për rolin e tij si alkoolist në “Leaving Las Vegas”, dukej si i pastrehë dhe ishin të frikësuar prej tij.

“Ishte grindur me stafin. Ai ishte në gjendje shumë të keqe dhe endet zbathur. Ai u bërtiste njerëzve dhe përpiqej të fillonte një luftë, kështu që stafi i tij i kërkoi të largohej. Ai ishte aq i dehur sa nuk mund të vishte as pantoflat para se të nxirrej jashtë“, tha një burim për The Sun.