VIDEO nga SYRI TV/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, merr dosjet e pronave

SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Vlorës, një prej institucioneve të zhytur në krizë prej 2 vitesh. Hetuesit kanë sekuestruar kartelat e disa dosjeve me probleme kryesisht në bregdet, ndërsa jashtë godinë dhjetëra qytetarë kërkonin të zgjidhnin problemet e tyre. ata kanë akuzuar zyrtarët e kadastrës se u kanë vjedhur pronat për tja dhënë personave të fuqishëm e me pushtet.

Nga SYRI TV

Oficerë të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të hetimit kanë zbarkuar paraditen e sotme në SPAK për sekuestrimin e disa dosjeve të pronave me probleme.

Sipas burimeve të SYRI TV, SPAK ka kërkuar të marrë informacione nga regjistrat nëse ish-prokurori i arrestuar i Sarandës Sali Hasa ka prona të regjistruara në emrin e tij dhe familjarëve në kuadër të hetimit që po bëhet për të.

Ndërkohë, sipas pot ë njëjtave burime, hetuesit kanë kërkuar edhe dosjet e disa pronave me probleme në bregdet, duke përfshirë edhe ato të Karaburunit. Por në momentin që hetuesit e SPAK dhe BKH kanë mbërritur në Kadastrën e Vlorës, dhjetëra qytetarë në dyert e institucionit janë shprehur të revoltuar ndaj Kadastrës se po u vidhen pronat. Ka pasur edhe nga ata që kanë kërkuar të futen me forcë, duke kaluar kangjellat rrethuese.

Por jo vetëm ky rast, edhe shumë qytetarë të tjerë kanë akuzuar zyrtarët e kadastrës se nëpërmjet ryshfetit u kanë vjedhur pronat duke ua dhënë njerëzve të fuqishëm e me pushtet.

Por në një kohë që ky institucion është përfshirë nga Kaosi, u njoftua edhe ndryshimi i drejtorit të radhës, që në 2 vite, rezulton të jetë drejtori i 14 që jep dorëheqjen.

Sot është larguar nga detyra drejtori i komanduar Klodian Troci dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta, i besuari i Arben Ahmetajt.