VIDEO/ Përfshihet nga zjarri pylli i Peshtanit, rrezikojnë antenat, digjen edhe varrezat
Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme fshatin Peshtan, duke djegur ullishten dhe varrezat. Flaket janë përhapur në kodrat e Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare.
Zjarrfikësit e Fierit janë në vendngjarje por hyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të thyer. Era e vështirëson edhe më shumë shuarjen e zjarrit. Flakët po rrezikojnë edhe pyllim me pishja dhjetra vjeçarë . banorët u janë bashkuar zjarrëfiksave me mjete rrethanore për të shuar flakët e zjarrit.
Zjarri i madh që ka përfshirë pyjet e Pishtanit në Fier është përhapur edhe drejt varrezave të fshatit.
Fkalët po përparojnë me shpejtësi në brendësi të tyre për shkak të erës.