KAFE SHQETO/ U kritikua publikisht nga Elton Deda, Elhaida Dani ka një përgjigje për të

Në emisionin e mëngjesit të Syri Tv, “Kafe Shqeto”, ishte e ftuar Elhaida Dani.

Në studio u diskutua në lidhje me projektin më të ri që solli këngëtarja, ku prezantoi mini-albumin me 5 këngë, të cilat u realizuan me videoklipe.

 

Në intervistë u përmend edhe kritika që këngëtari Elton Deda i bëri Elhaida Danit në raport me këngët e publikuara.

“Po sikur njësoj këngët... nuk të duken ashtu? Sigurisht që është një perceptim i vogël nga ajo pak gjë që dëgjova”, shkruan Elton Deda.

 

“Të paktën nuk kemi pasur sharje dhe negativitet në raport me ‘ep’, por një kritikë të shëndoshë, a mendon edhe ti kështu sepse deri tani nuk kemi pasur produkte të mirëfillta për të diskutuar”, tha moderatori.

 

“Unë jam një nga ato persona që kritika na bën shumë më mirë se sa thjesht komplimenta të pabazuar, kështu që kam nevojë për kritikë për t’u rritur”, u shpreh artistja.

Për më tepër ndiqni linkun më poshtë.