'Ne nuk duam që njerëzit të jenë në panik', thotë shefi taleban i moralit

Ekskluzive: Në intervistën e tij të parë me mediat perëndimore, drejtuesi i lartë në Kandahar premton se gjërat do të jenë ndryshe në krahasim me vitet brutale 1990.

Mawlaëi Mohammad Shebani në fotografi, është zyrtarisht përgjegjësi për ruajtjen e moralit në të gjithë Kandaharin, zemrën e talebanëve në jug të Afganistanit.

Ai sapo është emëruar kreu i zyrës krahinore për promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve, një titull që shkakton frikë tek shumë afganë aq të vjetër sa të kujtojnë mishërimin e saj nën sundimin taleban në vitet 1990.

Oficerët e  kësaj zyre shërbyen si zbatues brutalë të interpretimit ekstrem të Islamit, duke i futur burrat në xhami për t'u falur, duke u kontrolluar mjekrën, duke thyer radio dhe televizorë dhe duke sulmuar ose ndaluar gratë që përpiqeshin të punonin, që dilnin pa një kujdestar mashkull ose tregonin fytyrat e tyre në publik.

Tani që është kthyer, dhe në intervistën e parë për mediat perëndimore të një zyrtari nga organizata, Shebani detajoi strukturën e saj dhe si do të kontrollojë sjelljen e afganëve dhe zbuloi doracakun e xhepit që kishte për qëllim të drejtonte punën e njerëzve të tij.

Ai përshkroi një rrjet të integruar plotësisht në forcën policore talebane, me lidhje me xhamitë dhe medresetë, dhe rregullat zyrtare të funksionimit, të cilat janë bërë publike.

"Ndryshimi është se ne nuk kishim një libër të veçantë parimesh. Kishte vetëm muxhahedinë pa një kod të shkruar," tha ai për vitet 1990.

Ai premtoi se njerëzit e tij do të përqëndroheshin në bindjen dhe jo dhunën. Por udhëzimet që ai ndau me Observer, të hartuara në një broshurë të rëndë për madhësinë e një smartphone, miratonin përdorimin e forcës kundër shkelësve më të pabindur.

Ai përshkruan një proces me shumë hapa të trajtimit të shkelësve, së pari edukimin e tyre, pastaj presionin ndaj tyre për të ndryshuar sjelljen e tyre. Nëse ata janë akoma të pabindur, forca mund të jetë një opsion, sipas broshurës, botuar vitin e kaluar kur talebanët po ndërtonin rrjetin brenda rebelimit të tyre dhe në zonat rurale të Afganistanit që kontrollonin në atë kohë.

"Hapi i katërt, nëse personi vazhdon (sjelljen ofenduese), dhe ajo mund të shkaktojë shumë probleme, atëherë  duhet ta ndaloni me duart tuaja," thuhet në udhëzimet.

Ai gjithashtu përfshiu rregulla që risillnin në vëmendje, aspektet më të ashpra të sundimit taleban në vitet 1990, duke përfshirë një kërkesë që gratë të dalin nga shtëpia vetëm nëse shoqërohen nga një kujdestar mashkull, falje të detyrueshme dhe kushte për gjatësinë e mjekrës për burrat.

Shebani u ul për intervistë para se shefi i tij i ri, kleriku dhe tani ministri Mohamad Khalid, të merrte përsipër selinë në Kabul qku ndodhej Ministria e Çështjeve të Grave. 

“Disa njerëz mendojnë se jemi ekstremistë, por nuk jemi të tillë. Islami është një fe e moderimit, as pak, as shumë, gjithçka është në rregull, "tha ai. "Kanalet e mediave po publikojnë gjëra negative për ne, ndaj ju lutemi përhapeni realitetin në botë."

Udhëheqja me sa duket është e vetëdijshme se si organizata perceptohet ndërkombëtarisht; kur ata dhanë një listë në gjuhën angleze të emërimeve të kabinetit të ri në fillim të këtij muaji, vetëm ministria e virtytit ishte e vetmja që nuk u përkthye.