Stërnipi i sapolindur i Rabinit të madh ultra-ortodoks prezantohet mbi tabaka argjendi

Stërnipi i parëlindur i një Rabini të lartë ultra-ortodoks është prezantuar mbi një tabaka argjendi dhe i stolisur me bizhuteri prej floriri, në festivalin e lashtë hebre në Izrael.

Yaakov Tabersky e prezantoi djalin e tij 30-ditësh Jossef të enjten mbrëma si pjesë e ceremonisë tradicionale të njohur si 'pidyon ha-ben', ku pesë monesha argjendi i jepen një prifti të lartë për të siguruar shpëtimin e të parëlindurit.

Rituali relativisht i rrallë kishte edhe më shumë rëndësi sepse Jossef është stërnipi i Aharon Biderman, rabini kryesor i dinastisë Lelov Hassidic.

Tabersky u pa duke ia dorëzuar djalin e tij zotit Bilderman para qindra mysafirëve të mbledhur, përfshirë burra dhe djem të ulur në tavolina dhe stendat përreth, ndërsa gratë dhe vajzat shikonin nga pas një perdeje të mbuluar, në Beit Shemesh, pranë Jeruzalemit.

Më pas babai dhe kryerabini shtrënguan duart dhe një festë tradicionale u zhvillua nga miqtë dhe familja.

Djemtë e parëlindur fillimisht përbënin priftërinë e izraelitëve të lashtë. Siç përshkruhet në Librin e Eksodit, ata u kursyen nga murtaja e fundit e dërguar mbi faraonin, në të cilën Zoti fshiu bijtë e parëlindur të Egjiptit, një ngjarje që përkujtohej çdo pranverë në Pashkë.

Ceremonia mbahet 30 ditë pas lindjes së djalit të parë të nënës dhe shoqërohet me një darkë festive ku marrin pjesë familja dhe miqtë. Pjesëmarrësit vishen me veshjen e tyre më të mirë dhe zbukurojnë foshnjën me bizhuteri për të festuar bekimin. Riti respektohet kryesisht nga ultra-ortodoksët.

Babai e paraqet foshnjën në një tabaka argjendi te kohen, duke e kthyer simbolikisht djalin e tij të parëlindur te Zoti. Kohen pastaj ofrohet të pranojë pesë monedha argjendi në vend të fëmijës, dhe sapo të bëhet pagesa, djali çlirohet. Kohen pastaj ngre një gotë verë dhe reciton një lutje.