Ja cila është arsyeja pse Melisa Lleshi u fut në 'Përputhen'

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë çifti i vetëm që u krijua nga emisioni “Përputhen”.

Në fakt ata u lidhën jashtë emisionit por shkak për njohjen e tyre ishte pikërisht “Përputhen”.

Marrëdhenia midis tyre është shumë e komentuar në rrjetet sociale dhe shpesh përfliten për ndonjë ndarje të mundshme, por çifti gjithmonë provon të kundërtën, se janë bashkë dhe shumë të lumtur.

Melisa së fundmi, me anën e një postimi në Instastory ka thënë hapur arsyen e pjesëmarrjes së saj në “Përputhen. Arsyeja është pikërisht Andi. “Si tu mbush mendja të hysh në Përputhen”, e pyet njëri nga ndjekësit.


Melisa ja kthen “Ju betohem që kur pashe Andin. Por më bindi edhe shoqja ime e ngushtë Sidorela Isufi. Nëse nuk më besoni mua ajo di të gjithë historinë”.