Gazetari: Rama makinë me qira ... po sikur ta përdorin mafiozët

Qeveria reagoi mbrëmjen e sotme në lidhje me makinën e re të Edi Ramës një ‘GMC’ luksoze me të cilën ai lëviz prej disa kohësh.

Sipas qeverisë, makina është marrë me qira në një subjekt që prej 5 vitesh zhvillon këtë aktivitet në vendin tonë.

Gazetari i kronikës Armand Bajrami shkruan se këtë makinë mund ta kenë përdorur Çimi nga Fushë Kruja apo Landi nga Fieri, më saktë persona të nëntokës.

Reagimi i gazetarit Armand Bajrami:

Kreu i qeverisë lëviz me një makinë të marrë me qira tek një subjekt privat.

Veç faktit se kush është subjekti dhe a ka fitim tjetër veç qirasë, pas një fare kohe, këtë makinë (me po këto targa) mund ta ketë në përdorim Çimi nga Fushë-Kruja, Landi nga Fieri, apo Seiti nga Vlora.

Tani gjeni kush nga këta do t'i druhet një postblloku policie.

Reagimi i plotë e qeverisë për makinën:

Automjeti ne fjale është ne pronësi te një subjekti privat, me aktivitet tregtar te regjistruar sipas ligjeve ne fuqi.

Partia Socialiste ka një kontrate qeraje me subjektin, i cili ushtron prej me shume se 5 vitesh aktivitet ne fushën e shitjes dhe dhënies me qera te automjeteve. Automjeti nuk ka elemente te veçanta sigurie.

Ai është marre pasi automjeti i mëparshëm ne përdorim te Kryetarit te PS, nuk plotësonte me standardet e lëvizjes për shkak te amortizimit si pasoje e vjetërsisë dhe numrit te madh te kilometrave te kryer.

Me këtë rast theksojmë se kryeministri nuk ka blere një automjet te ri me fondet e buxhetit te shtetit, qysh nga ardhja e tij ne detyre.