Chiara Ferragni arrin suksesin e radhës

Aksionet në prodhuesin e syzeve “Safilo Group SpA” u rritën deri në 14% të hënën pasi influencuesja e modës në Instagram, Chiara Ferragni nënshkroi një marrëveshje me kompaninë italiane.

“Safilo” do të projektojë, prodhojë dhe shpërndajë linjën e parë të syzeve të markës Ferragni, të cilat do të dalin në shitje në janar 2022. Që nga shtatori i vitit 2018 aksionet u rritën në nivelin më të lartë.

“Safilo përfaqëson jo vetëm përsosmërinë në syze, por gjithashtu, ngjashëm me markën time, një shembull i shkëlqyer i shpirtit italian,” tha Ferragni në një deklaratë .

Kjo është hera e dytë që blogerja 34-vjeçare ka pasur efekt në aksionet në Milano. Kur ajo u emërua në bordin e prodhuesit të këpucëve “Tod’s SpA” më 9 Prill, aksionet u rritën gjithashtu .

Ferragni filloi karrierën e saj me fillimin e blogut të modës “theblondesalad.com” në 2009. Ajo lançoi markën e saj personale, “Chiara Ferragni Collection”, në 2013. Ferragni ka më shumë se 24 milionë ndjekës në Instagram.