", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/14/auto_SARA-HOXHA-600x360-11631633072.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

E kritikuan për flokët e parregulluar në postimin e fundit, reagon Sara Hoxha

Sara Hoxha numëron gati 400 mijë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, dhe si e tillë ajo është shumë aktive me postime.

Ajo ndan copëza nga jeta e saj familjare, moda, stili i jetës dhe punës së saj.

Së fundmi, ajo ndau edhe një fotografi me një paraqitje më të shkujdesur fiks për një ditë pushimi të dielën.

Por, disa nga ndjekëset e saj e patën një kritike, flokët.

Disa komente theksuan këtë duke kritikuar Sarën pse ajo nuk mori kohën për të rregulluar flokët.

Pas shumë komentesh, Sara reagoi me një postim në “Instastory” duke ironizuar me situatën.

Ajo rindau postimin e saj duke shkruar, “Mos nuk i kam rregulluar flokët këtu!”.

View this post on Instagram

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)