Elita dhe Gjiko nisin pushimet, ndajnë me ndjekësit foto nga atje

Elita Rudi dhe Gjiko së fundmi kanë nisur pushimet familjare së bashku me një tjetër çift të dashur të estradës shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshorten e tij, Ariana.

Ata janë miq prej shumë vitesh dhe kanë vendosur që këto pushime t’i kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Elita ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku duket më në formë se kurrë e veshur me bikini.

Ndërsa në një foto tjetër ajo shfaqet e ulur në prehrin e Gjikos ku duket se është shumë e lumtur.

Fansat i kanë kompimentuar për paraqitjen, teksa ju kanë uruar pushime të mbara.