Pse Lana Del Rey 'u zhduk' nga të gjitha rrjetet e saj sociale?
Kantautorja Lana Del Rey njoftoi në Instagram disa ditë më parë se së shpejti do të çaktivizojë profilet e saj në rrjetet sociale në mënyrë që t’i përkushtohet më mirë projekteve të ardhshme artistike.
Profilet e saj tani janë fshirë.
"Unë po e bëj këtë për të pasur më shumë intimitet," tha Day Ray në një video që postoi.
Ajo siguroi fansat se do të vazhdonte të ishte aktive.
Ajo kohët e fundit publikoi këngën e saj të quajtur "Arcadia", e cila është singel hyrës i albumit të saj të tetë në studio "Blue Banisters" i cili do të dalë në treg më 22 tetor të këtij viti.
“Unë e dua atë që bëj dhe do të vazhdoj të publikoj muzikë. Ndërkohë do t’i kushtohem disa gjërave të tjera ”, përfundoi Lana në video në fund.