VIDEO/ Kryeministri i Malit të Zi nuk u lejua të futet në Shqipëri, dalin pamjet

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, raportohet që nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari malazias, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi

‘Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!’, shkruan ai.

Por më vonë, kryeministri malazez ka ardhur në Shqipëri dhe ka zhvilluar takimet e planifikuara me kancelaren Angela Merkel.