‘Jam këtu për dy arsye’, zbulohet fjalimi motivues i Ronaldo-s te Man United

Një motivim për ndeshjen e tij të parë pas kthimit në “Old Trafford”, vetëm kaq. Pavarësisht së gjithash ky fjalim nuk befasoi askënd. Ndikimi i Cristiano Ronaldos, disa javë pas nënshkrimit të kontratës, është kolosal. Në terren, pra, si në nivelin komercial, me rekordet e shitjeve për fanellat. Por mbi të gjitha, ai pati një ndikim shumë të fortë te pjesa tjetër e Djajve të Kuq, si anekdota e portierit të tretë Lee Grant, i cili shpjegoi se ai dhe shokët e tij nuk guxuan të hanin ëmbëlsirë kur panë vaktin e portugezit.

Shumë media theksojnë se Lusitaniani ka sjellë një mentalitet fitues, dhe se ai synon ta përhapë në dhomat e zhveshjes.

Një burim zbuloi për “Sun” se Cristiano mbajti një fjalim emocionues para se ekipi të zbriste në fushë për ndeshjen me Newcastle. Lojtarët dhe stafi i “Djajve të Kuq” e dëgjuan në heshtje, por me shumë vëmendje.

Gjatë fjalimit të tij, Ronaldo u shpjegoi veçanërisht shokëve të tij të skuadrës dy arsyet që e shtynë të kthehej: dashurinë e tij për klubin dhe ADN -në fituese të klubit.

“U ktheva në Manchester United për dy arsye. E para është se e dua klubin, e dyta është se e dua mentalitetin fitues që ka ky klub. Nuk jam këtu për të qenë një nxitës i tifozëve (cheerlider). Nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet ta doni Unitedin nga thellësia e zemrës. Duhet të ushqehesh, të flesh dhe të luftosh për klubin. Nuk ka rëndësi nëse luani ose jo, gjithmonë duhet të jepni 100% dhe të mbështesni shokët tuaj. Unë jam këtu për të fituar dhe fitorja sjell lumturi. Ne duam të jemi të lumtur, apo jo? Ju jeni futbollistë fantastikë dhe unë besoj tek ju, përndryshe nuk do të isha kthyer.

Nëse jepni gjithçka, fansat do t’ju mbështesin. Unë dua të krijoj një mentalitet fitues, kështu që kur të dal në pension e gjitha kjo do të mbetet dhe ju do të vazhdoni të dominoni. Do të jap gjithçka, por kam nevojë edhe për ju. A jeni gati për të luftuar? A jeni gati të jepni gjithçka në fushë? ”. Fjalimi i Ronaldos është i një lideri absolut, ai fitoi duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve.