Albin Kurti mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi RTK.

Më parë në hapësirat e "Tirana Business Park" mbërriti edhe kryeministri malazez Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Tashmë pritet nga çasti në çast edhe kryeministri i Shqipërisë, nikoqiri Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel.

Takimi pritet të fillojë në orën 15:00, kurse pas takimit Kurti pritet të ketë një deklaratë për media rreth orës 16:15, siç konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.