Mbyllet sondazhi në SYRI.net/ 73.3 përqind e shqiptarëve: Vendimi i Bashës për Berishën është i gabuar

Mbyllet sondazhi i realizuar nga SYRI TV dhe SYRI.net.

Qytetarët shqiptarë u pyetën nëse ishte i drejtë vendimi i Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës.

Në total, 73.3 përqind e shqiptarëve mendojnë se vendimi i Bashës ishte i gabuar.

23.3 përqind e votuesve mendojnë se vendimi i Bashës ishte i drejtë.

Ndërkohë 3.3 përqind nuk kanë shprehur mendim për çështjen në fjalë.

E përkthyer në shifra: në total kanë votuar 17.155 persona.

Prej tyre, 4001 kanë deklaruar votën e tyre pro vendimit të Lulzim Bashës.

12.583 janë shprehur kundër këtij vendimi.

571 thonë se nuk kanë mendim.

Kujtojmë se një sondazh televiziv i para disa ditëve zbuloi se mbi 70 përqind e demokratëve janë kundër vendimit të Lulzim Bashës.