Wow, nuk e dinim! Ia ‘kopjoi’ stilin e flokëve, Loredana replikon me Arta Nitajn, ja çfarë i tha!
Kemi parë shpesh të famshmet tona të inspirohen nga njëra-tjetra për stile të veshjes dhe flokëve.
Por nuk kemi parë që ato vet ta pranojnë se ku janë inspiruar.
Këtë e ka bërë Arta Nitaj, bukuroshja nga qyteti i Pejës, e cila si gjithmonë shkëlqeu edhe me një nga paraqitjet e saj të fundit.
Aktorja sipër fotografisë ku shihej me një stil interesant flokësh shkroi se është inspiruar nga Loredana.
Kjo e fundit nuk vonoi dhe i ktheu përgjigje shumë interesante.
“Ti ha flokët unë” – ka qenë mesazhi i Loredanës drejtuar Artës.