VIDEO/ Talebanët po vrasin civilë në bastionin e rezistencës

Rrjeti britanik BBC raporton se të paktën 20 civilë janë vrarë nga talebanët në provincën Panjshir, i njohur edhe si bastioni i rezistencës. Komunikimi në këtë provincë është ndërprerë, duke e bërë raportimin shumë të vështirë.

Megjithatë BBC thotë se ka prova se janë vrarë të paktën 20 civilë, pavarësisht premtimeve të talebanëve për t’u përmbajtur.

Një nga viktimat ishte edhe një shitës dyqani dhe baba i dy fëmijëve, i quajtur Abdul Sami. Ai nuk u arratis kur talebanët avancuan. “Unë jam thjesht një dyqanxhi i varfër. Nuk kam lidhje me luftën”, tha ai. Por ai u arrestua, u akuzua se i shiste karta sim kundërshtarëve të talebanëve dhe trupi i tij u hodh pranë shtëpisë. Dëshmitarët thanë se ai ishte torturuar.

Kurse gazeta Daily Mail shkruan se talebanët po e vazhdojnë hakmarrjen edhe në Kabul. Ata po vrasin ish-punonjësit e qeverisë dhe ish-ushtarët.

Një video shqetësuese, e publikuar nga DM, tregon momentin kur luftëtarët talebanë fusin kundërshtarët në bagazhin e makinës.