‘Pse do flasim hungarisht në parajsë?’/ Batuta e Papës në Budapest
Papa Françesku nisi nga Hungaria një tur vizitësh katërditor nëpër vendet e Europës qendrore e lindore. Me të zbritur në Aeroportin e Budapestit, ai bëri edhe një batutë me Ambasadorin Hungarez në Vatikan, Eduard Habsburg.
“E di pse do të flasim hungarisht në parajsë”, pyeti ai Ambasadorin. “Sepse kërkon një përjetësi për t’u mësuar”, u përgjigj po vetë më pas.
Ambasadori Habsburg thotë se kjo është shakaja e preferuar e Papës me të, por që gjithmonë e bën atë të qeshë.
Hungarishtja bën pjesë në grupin e gjuhëve më të vështira në botë.