VIDEO/ Makina rrëshqet dhe përmbyset në tunelet e Astirit

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në një nga tunelet e sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë  që lidhin unazën e re me zonën tjetër të Tiranës.

Siç edhe shikohet nga pamjet, një makinë ka rrëshqitur në tunel dhe është përmbysur.

Nga aksidenti duket se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.