VIDEO/ 'Ku është ajo, ku është???' - Nëna e 23-vjeçares rrëfen si ia vrau të bijën para syve, ish-dhëndri

Valentina Bengaj, nëna e së ndjerës Sabrina Bengaj, që gjeti vdekjen nga dora e ish-bashkëshortit të saj tre ditë më parë, ka thyer heshtjen para mediave duke zbuluar të vërtetat e dramës që po përjetonte vajza e saj dhe familja vetë prej ish-dhëndrit Elton Metaj.

E ëma tregon se pas ndarjes dhe pas pengmarrjes që u bëri ish-dhëndri një vit më parë në shtëpi, çdo natë kur e bija ishte turn i dytë në punë, dilte dhe e priste “sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër.”

Për natën e krimit, ajo tregoi: “Vajti ora 10:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tone; ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallash.

E prita vajzën, ishte me bukë në gojë, sa e pashë që do të hapte derën e jashtme - se po prisja djalin në fakt, - kur sa hapi derën thashë "mos, ky do jetë Eltoni!" Ku hapi, derën, ishte me kallash!

E mora me të mirë, para 10 muajsh ishe në burg, i thashë, merre armën dhe kthehu. Ku është ajo, më tha.

Vajza më thotë "çfarë është” dhe doli me pjatë në dorë. “Nusen i tha mos e godit se është shtazënë”.

Aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu. Ajo i tha "hajde se s'ke punë me ata, po me mua' dhe sa kthehu kurrizin çupa, ai e goditi nëpër shkallë", rrëfeu Valentina Bengaj.