Pas uraganit, stuhia tropikale Nicholas kërcënon Bregun e Gjirit me shi të fortë

SHBA, Majami - Stuhia tropikale Nicholas po ngjitej në Bregun e Gjirit të hënën, duke kërcënuar me një shi të fortë dhe përmbytje në zonat bregdetare të Teksasit, Meksikës dhe Luizianës së goditur nga stuhitë.

Parashikuesit në Qendrën Kombëtare të Uraganëve në Majami thanë se Nicholas po forcohej, duke ngritur erëra të forta prej 95 km/orë në orën 1 të mëngjesit CDT. Ajo po lëvizte për në veri-veriperëndim me 24 kilometra në orë për të kaluar pranë bregut të Teksasit të hënën, pastaj përgjatë bregdetit të Teksasit jugor deri të hënën në mbrëmje.

Reshjet totale të shiut deri në 25 centimetra në Teksas dhe Luizianën jugperëndimore ishin të pritshme me sasi maksimale 50 centimetra në pjesë të Teksasit bregdetar që nga mbrëmja e së dielës.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se shteti ka vendosur ekipe dhe burime shpëtimi në zonën e Hjustonit dhe përgjatë Bregut të Gjirit të Teksasit.

"Kjo është një stuhi që mund të sjellë shi të fortë, si dhe erë dhe ndoshta përmbytje, në rajone të ndryshme të ndryshme përgjatë Bregut të Gjirit. Ne ju nxisim të dëgjoni sinjalizimet lokale të motit, të dëgjoni paralajmërimet lokale," tha Abbot në një video mesazh.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, të dielën në mbrëmje shpalli një gjendje të jashtëzakonshme përpara mbërritjes së stuhisë në një vend që ende po shërohet nga uragani Ida dhe uragani Laura i vitit të kaluar dhe përmbytjet historike.