Tjetër krim/ Vritet një burrë në Gjilan

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 minuta të mbrëmjes.

Të dyshuarit për vrasjen e 50-vjeçarit Bakush Veseli në Gjilan janë Faton Osmani dhe Lirim Jakupi.

Po ashtu burime të sigurta për IndeksOnline thanë se dyshohet se deri te ky akt erdhi për çështje pronësore.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, derisa ka njoftuar se i ndjeri ishte nga Bujanoci.

‘Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan- te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve’, njoftoi Hashani.

‘Të gjitha njësit janë angazhuar dhe nga vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima e cekur është pa shenja jete’, deklaroi tutje ai.