Një banesë në Shkozë përfshihet nga flakët
Një banesë në Shkozë të Tiranës është përfshirë nga flakët.
Sipas njoftimit të policisë zjarri ka rënë rreth orës 14:55 dhe mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Nuk dihen ende shkaqet, por grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.