Sulmuesi i Kombëtares nis debutimin në Serinë A

Sulmuesi lushnjar, Rei Manaj, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës, te skuadra e Specias.

Shqiptari pritet të bëjë debutimin në Serinë A, ditën e sotme, teksa është i grumbulluar nga trajneri Tiago Mota, për sfidën ndaj Udinezes që do të startojë në orën 15:00. Gjasat janë që Manaj ta nisë këtë përballje nga stoli, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bashkuar me skuadrën e re.

Një fakt interesant që duhet theksuar është numri që sulmuesi i Kombëtares, do të mbajë mbi shpinë në këtë takim. Manaj do të veshë fanellën me numrin 9.