Përjashtimi i Berishës, Ahmetaj: Veprim i ulët, mund ta bëjë vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave

Bislim Ahmetaj, ish-anëtari Këshillit Kombëtar të PD ka komentuar përjashtimin e ish-kryemnistrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar I Partisë Demokratike.

Sipas Ahmetaj këtë veprim mund ta bëntë vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave, duke etiketuar kështu Bashën.

“Unë besoj se nuk i ka rrëshqitur ai duhet ta kryejë atë ceremoni, ndoshta vjen në darkë tek ne, nuk di ta them. Ai është në momentin e këtyre tre ditëve i përjashtuar nga krijesa e tij, Lulzim Basha. Kjo e pengonte të shkonte me Bashën por kam përshtypjen që ai gjatë ditës do ta vlerësoje, bashkëpunëtorin rival të Sali Berishës.

Rival sepse ai është kryetari nismëtar së PD, më pas u bë Aleksandër Meksi dhe më pas Sali Berisha. Ka 8 vjet që ka vënë Bashën, e ka mbrojtur dhe nuk ka lejuar njeri me ja prek dhe tani erdhe edhe fati i tij. Gjesti i Bashës është i ulët që mund ta bëjë vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave”, tha Bislimi në “Report TV”.