", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/12/auto_Britney-Spears1631443512.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Britney Spears zyrtarisht një nga personat më me ndikim në botë

Ikona e muzikës pop, Britney Spears, ka zënë vendin e parë.

Bëhet fjalë për një sondazh të realizuar nga TIME, bazuar në votat e lexuesve të tyre.

Në sondazhin për listën vjetore të njerëzve më me ndikim, biondja mori 1.8 milionë vota.

Autorja e “Oops!…I Did It Again” ka qenë fokus i mediave kohët e fundit pasi foli hapur kundër kujdestarisë 13-vjeçare të babait të saj.

Britney e cilësoi marrëveshjen si abuzive dhe tanimë duket se është vetëm një hap larg drejt lirisë.

Babai i saj, Jamie, ndërkohë ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për t’i dhënë fund kujdestarisë edhe pse ai pretendon se çdo veprim i tij ka qenë në funksion të mirë të së bijës.

Pak ditë pas raportimeve për fejesë - i dashuri i Britney Spears fshiu fotot e unazës me pretendimin se i është hakuar llogaria në Instagram

Punonjësit e kujdesit shëndetësor ndoqën Spears në vendin e dytë me 3.1% të votave, zhvilluesit e vaksinave në vendin e tretë, në të katërtin grupi BTS dhe në të pestin Simone Biles.

39-vjeçarja këto ditë është përfolur edhe për një fejesë me partnerin e saj, trajnerin Sam Asghari.

Megjithatë, akoma asgjë nuk është pohuar e as mohuar nga e dyshes së famshme.

View this post on Instagram

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)