Drejtori i Atalantës nuk kursen kritikat për gjyqtarin: Është e pajustifikueshme...

VAR-i  ishte ai që ndali buzëqeshjen në fytyrën e Gjimshitit dhe të tifozëve të pranishëm.

Pas rishikimit të pamjeve, arbitri kryesor i ndeshjes anulon golin e lojtarit të Kombëtares kuqezi, duke akorduar pozicion jashtë loje të një prej lojtarëve të tjerë të Atalantës.

 Umerto Marino, pas ndeshjes ka shprehur zemërimin ndaj arbitrit duke e cilësuar anulimin golit si të pa logjikshëm:

 “Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode. Bëjmë takime, diskutojmë dhe pastaj janë disa episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme të mos kesh interpretimin e këtyre episodeve.

Për golin e anuluar na thanë se Zapata mund të ndërhynte. Përse e japin këtë prekje të topit me dorë të Maehle nëse ndaj Bolonjës nuk e dhanë? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka një shpjegim logjik. Topi po del jashtë, dikush duhet të thotë si janë gjërat.